Vizat Shengen

​Proçedurat dhe kushtet për lëshimin e këtyre vizave janë përcaktuar në Rregulloren (CE) Nr. 810/2009 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit më 13 korrik 2009 nëpërmjet të cilit u vendos/përcaktua një kod i komunitetit për vizat (Kodi i Vizave).

Kërkesa për vizë afatshkurtër duhet të dorëzohet me anë të një formulari zyrtar aplikimi,  të plotësuar (origjinal dhe kopje), që mund të shkarkohet nga kjo faqe WEB-i ose mund të tërhiqet në Misionet Diplomatike ose në Zyrat Konsullore të Spanjes jashtë vendit.
 
Viza duhet të kërkohet personalisht në Misionet Diplomatike ose Zyrat Konsullore Spanjolle të akredituara në vendin ku aplikanti ka vendbanimin ligjor. Nëse nuk ka Mision Diplomatik ose Zyrë Konsullore Spanjolle të akredituar në një shtet të caktuar, kërkesa mund të paraqitet në Misionin Diplomatik ose Zyrën Konsullore që përfaqëson Spanjën në atë shtet. 
 
Në momentin e paraqitjes së kërkesës për vizë duhet të paguhet taksa e caktuar, e cila në rast të refuzimi të kërkesës për vizë, nuk kthehet mbrapsht. Kërkesat e nevojshme, ashtu si edhe rastet e reduktimit apo përjashtimit të taksës, duhet të konsultohen në Misionin Diplomatik ose Zyrën Konsullore ku kërkohet viza, pasi ato mund të ndryshojnë sipas arsyes së udhëtimit dhe vendit të origjinës së aplikantit.
 
Afati maksimal për të shqytuar dosjet e kërkesës për vizë afat-shkurtër është 15 ditë kalendarike duke filluar nga data e paraqitjes së kërkesës. Ky afat mund të shtyhet në një maksimum prej 30 ditësh kalendarike në disa rrethana të caktuara. Veçanërisht, në ato raste specifike ku kërkohet dokumentacion shtesë, ky afat mund të shtyhet në një maksimum prej 60 ditësh kalendarike.
 
Viza e lëshuar duhet të terhiqet personalisht pranë Misionit Diplomatik ose Zyrës Konsullore kompetente, në një afat prej një muaj që nga njoftimi i lëshimit.
 
Nëse viza është refuzuar, aplikanti njoftohet me anë të një formulari të plotësuar ku i sqarohen shkaqet e refuzimit. Në këtë rast, mund të paraqitet një rishqyrtim gjyqësor pranë Gjykatës së Lartë të Madridit në një afat kohor prej dy muajsh duke filluar nga data e njoftimit.Gjithashtu, mund të paraqitet një kerkesë për rishqyrtim pranë Misionit Diplomatik ose Zyrës Konsullore në një afat kohor prej një muaj që nga data e njoftimit të refuzimit.

 

Të drejtat e të prekurve në kuadër të sistemit të Vizave përcaktohen në Kapitullin VI të RREGULLORES (KE) Nr 767/2008 TË PARLAMENTIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT, të datës 9 korrik 2008, mbi Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) dhe shkëmbimin e të dhënave mes Vendeve anëtare mbi vizat aftashkurtra (Rregullorja VIS).


Për konsultim dhe ushtrimin e të drejtave tuaja, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Agjencia Spanjolle e Mbrojtjes së të Dhënave -  Sistemi i Informacionit të Vizave

Viza për familjarët e qytetarëve të Bashkimit Europian, Shtetet pjesë të Marërveshjes së Hapësirës Ekonomike Europiane dhe Zvicrës  


Proçedurat dhe kushtet për lëshimin e vizave të hyrjes në regjimin komunitar përcaktohen në Direktivën 2004/38/CE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, të datës 29 prill 2004, dhe në Dekretin Mbretëror 240/2007, të 16 shkurtit, mbi hyrjen, lëvizjen e lirë dhe banimin në Spanjë të qytetarëve të Shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të tjera pjesë e Marrëveshjes mbi Hapësirën Ekonomike Europiane.



Janë përfitues të regjimit komunitar ata shtetas të Shteteve të treta, të cilët janë të afërm të qytetarëve të BE-së, me kusht që ata të rezultojnë në nenet 2 dhe 2 bis të Dekretit Mbretëror 240/2007 dhe që shoqërojnë shtetasin komunitar ose bëjnë bashkim familiar me të.

Proçedurat e këtyre vizave do të kenë karakter preferencial. Vizat do të lëshohen falas.

Në ato Zyra Konsullore që ofrohet shërbimi i jashtëm, i interesuari mund të paraqesë kërkesën e tij direkt pranë Misionit Diplomatik ose Zyrës Konsullore, apo në zyrat ku ofrohet shërbimi I sipërpërmendur. Në këtë rast duhet të paguajë tarifën pë shërbimin e ofruar.

 


 

 

Informacion shtesë:

 

*  Lista e shteteve që kanë detyrimin e rregjimit të vizave

*  Printimi i Kërkesës së vizës Schengen
*  Misioni Diplomatik apo Zyra Konsullore që përfaqëson Spanjën në atë shtet
*  Ligji në mbështetje të sipërmarrësve dhe ndërkombëtarizimit të tyre 

 

 

Twitter@EmbEspAlbania

  • 23 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: #OportunidadesUE 🇪🇺💼 ¿Sabes cómo preparar una entrevista de trabajo para la #UE? ¡Ahí van algunos consejos! 👇 ➡️ Documéntate…
  • 22 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🇪🇺 Y para conocer las últimas oportunidades de #empleo en la #UE, ¡descubre el nuevo portal del @MAECgob! ↪️ https://t.co/u13
  • 18 sep @EmbEspAlbania * RT @SpainMFA: 5️⃣ Act to achieve a just, sustainable, climate neutral and digital world ♻️📶 ➡️ Defence of human dignity and the #2030Agend…
  • 18 sep @EmbEspAlbania * The Spanish Government is committed to #equality in employment and works nationally 🇪🇸 and internationally 🌍 to fos… https://t.co/R2jxt2vZZI
  • 18 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: El Gobierno está comprometido con la #igualdad en el empleo y trabaja a nivel nacional 🇪🇸 e internacional 🌎 para favorecer el…
  • 15 sep @EmbEspAlbania * RT @SpainMFA: The Beijing Declaration and Platform for Action mobilized governments and civil society to take action to achieve #GenderEqua…
  • 15 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy se celebra el 25.º aniversario de la Declaración y Plataforma de Acción de Beijing. Con ocasión de #Beijing25, en #Mirada…
  • 11 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🇺🇳 La semana que viene arranca el 75.º período de sesiones de la Asamblea General de la @ONU_es, señalando el 75.º aniversario…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🇪🇸🤝🌍 Los #cooperantes españoles trabajan en 95 países de todo el mundo, ayudando a las poblaciones más vulnerables. ▶️ En el…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🔴 EN DIRECTO No te pierdas el acto con el que celebramos el Día de las Personas Cooperantes en honor a los y las profesionale…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy celebramos el #DíaDelCooperante con una videoconferencia presidida por SSMM los Reyes con la que podremos conocer la labor…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy celebramos el Día de las Personas #Cooperantes 🤝. Con ocasión de la efeméride, en #MiradasAlExterior hablamos con varias…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: ¡Lanzamos el reto #EchaUnCable🔌 por el #DíaDelCooperante para mostrar el trabajo de todos por un 🌍 mejor! La #SECI @AMorenoBa…
  • 04 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy se ha celebrado, con la asistencia de la ministra @AranchaGlezLaya y de las Secretarias de Estado @AMorenoBau y @cristinag…
  • 02 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: ▶️ Ya puedes ver el vídeo resumen de la recepción hoy en el Palacio de Santa Cruz a la futura 72.ª promoción de la #CarreraDip…
  • Atlas Redes Sociales
  • Embajadas y Consulados
  • Sede Electrónica
  • Página de Participación Ciudadana
  • Página Portal de Transparencia
  • Sede Palacio de Santa Cruz
    Plaza de la Provincia, 1
    28012 MADRID
    Tel: +34 91 379 97 00
  • Sede Palacio de Viana
    Duque de Rivas, 1
    28071 MADRID
    Tel: +34 91 379 97 00
  • Sede Torres Ágora
    Serrano Galvache, 26
    28033 MADRID
    Tel: +34 91 379 97 00
  • Sede Pechuán
    C/ Pechuán, 1
    28002 MADRID
    Tel: +34 91 379 17 00
  • AECID
    Avda. Reyes Católicos, 4
    28040 MADRID
    Tel: +34 91 583 81 00 / 01
    Fax: +34 91 583 83 10 / 11
Gobierno de España
©Ministerio de Asuntos Exteriores, Unión Europea y Cooperación
Portal gestionado por la Dirección General de Comunicación, Diplomacia Pública y Redes
Premio Ciudadanía 2016
Premio Ciudadanía 2016