Shtetësia spanjolle

​Në këtë paragraf përmblidhen mënyrat e ndryshme për të fituar shtetësinë spanjolle, si dhe informacione të rëndësishme për humbjen dhe ruajtjen e saj.

Si fitohet shtetësia spanjolle?

 

Mënyrat e përfitimit

Mënyrat e ndryshme për marrjen e shtetësisë janë:

 

Shtetësia për spanjollët e origjinës

 

Janë me origjinë spanjolle: 

  • Të lindurit nga babai ose nëna spanjolle.
  • Të lindurit në Spanjë nga prindër të huaj nëse, të paktën një nga prindërit, ka lindur në Spanjë (me përjashtim të fëmijëve të diplomatëve).
  • Të lindurit në Spanjë nga prindër të huaj, nëse të dy nuk kanë kombësi (persona pa atdhe), ose nëse legjislacioni i asnjërit prej tyre nuk i jep fëmijës një shtetësi. Në këtë rast mund të bëhet një proçesverbal (regjistrim) në Regjistrin Civil të zonës së vendbanimit tuaj për të deklaruar kombësinë spanjolle me një vlerë të prezumimit të thjeshtë.
  • Fëmijët e lindur në Spanjë prindërit e të cilëve janë me identitet të panjohur. Supozohen të lindur në Spanjë, fëmijët që vendi i parë i njohur i qëndrimit është territori spanjoll.
  • Janë gjithashtu spanjollë me origjinë, të miturit nën 18 vjeç që janë adoptuar nga një spanjoll. Nëse i adoptuari është mbi 18 vjeç, ai ose ajo mund të përfitojë kombësinë spanjolle brenda dy vjetëve nga data e miratimit të adoptimit.

 

Shtetësia për zotërim të saj

Ka të drejtën e shtetësisë spanjolle ai person që zotëron dhe e ka përdorur këtë shtetësi përgjatë 10 vjetëve, në formë të vazhdueshme, me mirëbesim (pa pasur dijeninë e gjëndjes reale domethenë, që nuk është spanjoll në të vërtetë),bazuar në një titull të regjistruar në Regjistrin Civil. Shtetësia spanjolle nuk do të humbasë edhe nëse titulli i shkruar në Regjistrin Civil është anulluar. Pala e interesuar duhet të ketë mbajtur një qëndrim aktiv në zotërimin dhe përdorimin e kombësisë spanjolle, kjo do të thotë se ai / ajo duhet të jetë sjellë sikur të ishte spanjoll, si në gëzimin e të drejtave të tyre ashtu dhe në përmbushjen e detyrave të tyre në lidhje me organet e Shteti spanjoll.

 

Shtetësia me zgjedhje

Zgjedhja është një përfitim që legjislacioni ynë i ofron të huajve të cilët gjenden në kushte të caktuara, për të përftuar shtetësinë spanjolle. Ata do të kenë të drejtën për të fituar shtetësinë spanjolle në këtë mënyrë: 

  • Ata njerëz që janë ose kanë qenë subjekt i kujdestarisë prindërore të një spanjolli. Kjo mundësi përfundon kur personi mbush 20 vjeç, përveç rasteve kur me ligjin e tij personal i interesuari nuk arrin moshën madhore kur mbush 18 vjeç, në këtë rast afati do të jetë dy vjet nga momenti që arrin moshën madhore.
  • Ata njerëz, babai ose nëna e të cilit kanë qenë spanjollë dhe kanë lindur në Spanjë.
  • Ata persona, saktësimi i birësimit, (saktësim i birësimit do të thotë përcaktimin se cilët janë prindërit e një personi) apo lindjes në Spanjë të të cilëve ndodh pas moshës tetëmbëdhjetë vjeç. Në këtë rast, afati i fundit për të aplikuar për kombësinë është dy vjet nga saktësimi i birësimit apo i lindjes.
  • Ata persona, birësimi i të cilëve ndodh pas moshës tetëmbëdhjetë vjeç. Në këtë rast, e drejta për të përfituar ekziston deri në skadimin e dy vjetëve nga data e miratimit të birësimit.

 

Shtetësia për nga vendbanimit

Kjo formë e marrjes së shtetësisë kërkon qëndrimin e personit në Spanjë për dhjetë vjet ligjërisht, në mënyrë të vazhduar dhe menjëherë përpara kërkesës. Ka raste në të cilat reduktohet koha e qëndrimit të kërkuar; Këto janë: 

  • Pesë vjet: për dhënien e kombësisë spanjolle për ata persona që kanë marrë statusin e refugjatit
  • Dy vjet: për shtetasit e vendeve Iberoamerikane, Andorra, Filipine, Guinea Ekuatoriale, Portugalia ose njerëzit me origjinë sefardike.
  • Një vit:
    • Ai që ka lindur në territorin spanjoll.
    • Ai që nuk e ka ushtruar siç duhet të drejtën e tij për të fituar shtetësinë spanjolle me të drejtë zgjedhjeje.
    • Ai që ka qenë ligjërisht subjekti i tutelës (nën mbikëqyrjen e një kujdestari), mbrojtes apo strehimit (strehimi që lejon uljen e qëndrimit të ligjshëm në një vit është ai për të cilin ekziston një rezolutë e entitetit publik i cili i beson çdo territori mbrojtjen e te miturve, dhe strehimet e njohura në rrugë gjyqësore) të një shtetasi ose institucioni spanjoll përgjatë dy viteve radhazi, edhe nëse vazhdojnë në këtë situatë në kohën e kërkesës..
    • Ai/ajo që, në kohën e aplikimit, ka një vit martesë me shtetas/e spanjoll/e dhe nuk është i/e ndarë ligjërisht apo de facto.
    • I ve ose e veja e spanjolles ose spanjollit, nëse në kohën e vdekjes së bashkëshortit nuk janë ndarë, de facto apo ligjërisht.
    • Një i lindur jashtë Spanjës nga babai ose nëna, (gjithashtu të lindur jashtë Spanjës), gjyshi ose gjyshja, me kusht që të gjithë ata fillimisht të kenë qënë spanjollë.

 

Shtetësi e marrë me Letër Mirënjohjeje të Veçantë

Kjo formë e fitimit të shtetësisë është e një natyre mirënjohjeje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të përgjithshme të procedurës administrative. Dhënia ose mosdhënia e saj është në diskrecionin e Qeverisë, me Dekret Mbretëror, pas vlerësimit të rrethanave të jashtëzakonshme.

 

Informacion shtesë

Ministria e Drejtësisë . Si fitohet kombësia spanjolle?

 

SHUMË E RËNDËSISHME:

 

Humbja dhe ruajtja e shtetësisë spanjolle

 

Si humbet Shtetësia ?

  Spanjollët do të humbasin shtetësinë në ratet kur : 

  • Janë të pavarur, banojnë jashtë vendit dhe fitojnë vullnetarisht një shtetësi tjetër. Ata mund ta shmangin këtë humbje nëse deklarojnë gatishmërinë e tyre për të mbajtur nënshtetësinë e tyre brenda tre vjetësh. Marrja e shtetësisë së vendeve Iberoamerikane, Andorra, Filipine, Guinea Ekuatoriale ose Portugalia nuk mjafton për të çuar në humbjen e kombësisë spanjolle.
  • Janë të pavarur që jetojnë jashtë vendit dhe për tre vjet përdorin ekskluzivisht kombësinë që kanë patur para se të ishin të pavarur. Ata mund ta shmangin këtë humbje nëse deklarojnë gatishmërinë e tyre për të mbajtur nënshtetësinë e tyre brenda tre vjetësh. Marrja e shtetësisë së vendeve Iberoamerikane, Andorra, Filipine, Guinea Ekuatoriale ose Portugalia nuk mjafton për të çuar në humbjen e kombësisë spanjolle.
  • Spanjollët e pavarur të cilët kanë një shtetësi tjetër, që banojnë zakonisht jashtë vendit dhe heqin dorë vullnetarisht nga ajo.
  • Në rastin e spanjollëve që kanë lindur jashtë shtetit dhe janë spanjolle, sepse kanë lindur nga një baba apo nënë spanjolle të lindur jashtë vendit, ata do të humbasin kombësinë spanjolle nëse nuk deklarojnë brenda tre vjetëve, nga momenti i pavarësisë ose nga arritja e moshës madhore, dëshirën e tyre për të ruajtur kombësinë spanjolle.

 

Spanjollët të cilët nuk janë për nga origjina (për shembull, ata që kanë fituar shtetësinë spanjolle me vendbanim), do të humbasin shtetësinë spanjolle në rastet kur :

 

  • Pas marrjes së shtetësisë spanjolle përdorin për një periudhë tre vjeçare kombësinë prej së cilës kishin hequr dorë nga momenti i marrjes së asaj spanjolle.
  • Kur ata vullnetarisht hyjnë në shërbim të forcave ushtarake, ose ushtrojnë një funksion politik, në kundërshitm me ndalimin të shprehur të qeverisë.
  • Kur ekziston një Vendim në të cilin deklarohet se personi i interesuar ka kryer veprën e mashtrimit, fshehjes apo falsifikimit me qëllim përfitim e shtetësië spanjolle.

 

Vendi ku të bëni deklaratën e mbajtjes së shtetësisë

  Konsullatat spanjolle jashtë vendit kryejnë funksione të Regjistrit Civil.

 

Informacion shtesë

Ministria e Drejtësisë. Si humbet kombësia?

 

 

Rifitimi i shtetësisë

 

Si rifitohet Shtetësia?

Në momentin e humbjes së shtetësisë spanjolle, ekziston mundësia e rifitimit të saj (neni 26 i Kodit Civil); për këtë do të jetë e nevojshme të plotësohen kërkesat e mëposhtme: 

  • Pala e interesuar duhet të jetë banor i ligjshëm në Spanjë. Megjithatë, kjo kërkesë nuk do të zbatohet për emigrantët ose fëmijët e emigrantëve. Përveç kësaj, kjo kërkesë mund të hiqet nga Ministria e Drejtësisë, në situatën e rrethanave të jashtëzakonshme. (p.sh: personat që kanë kryer aktivitete bamirëse në favor të interesave ose shoqatave spanjolle, Urdhër i Ministrisë së Drejtësisë të 11 korrikut 1991. BOE e 24 korrik 1991).
  • Pala e interesuar duhet të deklarojë para Kryetarit të Gjendjes Civile vullnetin e tij për të rimarrë kombësinë spanjolle.
  • Rimarrja e shtetësisë duhet të regjistrohet në Regjistrin Civil.

 

Kur është i nevojshëm autorizimi paraprak i Qeverisë për të rifituar shtetësinë spanjolle

Autorizimi paraprak i Qeverisë për të rifituar shtetësinë spanjolle është i nevojshëm në rastet kur këtë shtetësi e kanë humbur ata spanjollë të cilët nuk e kanë fituar prej origjinës dhe humbja ka ndodhur për një nga shkaqet e mëposhtme: 

  • Ata që për një periudhë prej tre vjetësh, përdorin ekskluzivisht shtetësinë prej të cilës kishin deklaruar se hiqnin dorë në momentin e marrjes së kombësisë spanjolle.
  • Ata që futen vullnetarisht në shërbim ushtarak apo ushtrojnë një funksion politik në një shtet të huaj në kundërshtim me ndalimin e shprehur të Qeverisë.
  • Kur me vendim të formës së prerë deklarohet se i interesuari ka kryer veprën e mashtrimit, fshehjes apo falsifikimit për të përftuar shtetësinë spanjolle.

 

Vendi ku të duhet të kërkoni rikthimin e shtetësisë spanjolle

  Dorëzimi i aplikimit duhet të bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile të vendbanimit tuaj. Konsullatat e Spanjës kryejnë funksionet e Zyrës së Gjendjes Civile.

 

Marrja e formularit të kërkesës

Ju mund të merrni formularin e kërkesës në Regjistrin Civil të vendbanimit tuaj ose Konsullatës.

 

Informacion shtesë

Ministria e Drejtësisë . Si rikuperohet kombësia?

Twitter@EmbEspAlbania

  • 23 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: #OportunidadesUE 🇪🇺💼 ¿Sabes cómo preparar una entrevista de trabajo para la #UE? ¡Ahí van algunos consejos! 👇 ➡️ Documéntate…
  • 22 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🇪🇺 Y para conocer las últimas oportunidades de #empleo en la #UE, ¡descubre el nuevo portal del @MAECgob! ↪️ https://t.co/u13
  • 18 sep @EmbEspAlbania * RT @SpainMFA: 5️⃣ Act to achieve a just, sustainable, climate neutral and digital world ♻️📶 ➡️ Defence of human dignity and the #2030Agend…
  • 18 sep @EmbEspAlbania * The Spanish Government is committed to #equality in employment and works nationally 🇪🇸 and internationally 🌍 to fos… https://t.co/R2jxt2vZZI
  • 18 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: El Gobierno está comprometido con la #igualdad en el empleo y trabaja a nivel nacional 🇪🇸 e internacional 🌎 para favorecer el…
  • 15 sep @EmbEspAlbania * RT @SpainMFA: The Beijing Declaration and Platform for Action mobilized governments and civil society to take action to achieve #GenderEqua…
  • 15 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy se celebra el 25.º aniversario de la Declaración y Plataforma de Acción de Beijing. Con ocasión de #Beijing25, en #Mirada…
  • 11 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🇺🇳 La semana que viene arranca el 75.º período de sesiones de la Asamblea General de la @ONU_es, señalando el 75.º aniversario…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🇪🇸🤝🌍 Los #cooperantes españoles trabajan en 95 países de todo el mundo, ayudando a las poblaciones más vulnerables. ▶️ En el…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: 🔴 EN DIRECTO No te pierdas el acto con el que celebramos el Día de las Personas Cooperantes en honor a los y las profesionale…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy celebramos el #DíaDelCooperante con una videoconferencia presidida por SSMM los Reyes con la que podremos conocer la labor…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy celebramos el Día de las Personas #Cooperantes 🤝. Con ocasión de la efeméride, en #MiradasAlExterior hablamos con varias…
  • 08 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: ¡Lanzamos el reto #EchaUnCable🔌 por el #DíaDelCooperante para mostrar el trabajo de todos por un 🌍 mejor! La #SECI @AMorenoBa…
  • 04 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: Hoy se ha celebrado, con la asistencia de la ministra @AranchaGlezLaya y de las Secretarias de Estado @AMorenoBau y @cristinag…
  • 02 sep @EmbEspAlbania * RT @MAECgob: ▶️ Ya puedes ver el vídeo resumen de la recepción hoy en el Palacio de Santa Cruz a la futura 72.ª promoción de la #CarreraDip…
  • Atlas Redes Sociales
  • Embajadas y Consulados
  • Sede Electrónica
  • Página de Participación Ciudadana
  • Página Portal de Transparencia
  • Sede Palacio de Santa Cruz
    Plaza de la Provincia, 1
    28012 MADRID
    Tel: +34 91 379 97 00
  • Sede Palacio de Viana
    Duque de Rivas, 1
    28071 MADRID
    Tel: +34 91 379 97 00
  • Sede Torres Ágora
    Serrano Galvache, 26
    28033 MADRID
    Tel: +34 91 379 97 00
  • Sede Pechuán
    C/ Pechuán, 1
    28002 MADRID
    Tel: +34 91 379 17 00
  • AECID
    Avda. Reyes Católicos, 4
    28040 MADRID
    Tel: +34 91 583 81 00 / 01
    Fax: +34 91 583 83 10 / 11
Gobierno de España
©Ministerio de Asuntos Exteriores, Unión Europea y Cooperación
Portal gestionado por la Dirección General de Comunicación, Diplomacia Pública y Redes
Premio Ciudadanía 2016
Premio Ciudadanía 2016